Bëhet e ditur se në komunikatën përfundimtare të Konferencës së Dytë të Berlinit për Libinë në Gjermani, u theksua se “duhet të zbatohen rregullimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore që zgjedhjet e 24 dhjetorit të zhvillohen ashtu siç është përcaktuar”.
Në komunikatën përfundimtare të Konferencës së Dytë të Berlinit, e cila u mbajt nën drejtimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Gjermanisë, u deklarua se u diskutuan procesi politik në Libi, zgjedhjet e 24 dhjetorit dhe problemet e sigurisë në vend në mënyrë që zgjedhjet të mbahen ashtu siç është parashikuar.
Në konferencën e zhvilluar me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, nga Libia morën pjesë Kryeministri Abdulhamid Dibeybe dhe Ministrja e Jashtme Necla el-Mengush, ndërsa nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusia, Zvicra dhe Tunizia pati pjesëmarrje në nivelin e ministrave të jashtëm kurse nga Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Anglia, Holanda, Algjeria, Kina, Republika Demokratike e Kongos, Bashkimi Evropian, Bashkimi Afrikan dhe Lidhja Arabe pati përfaqësues të nivelit të lartë.
Ndër pikat kryesore të agjendës së Konferencës së Dytë të Berlinit, ku Turqia u përfaqësua nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ishin zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale që do të mbahen në Libi në 24 dhjetor dhe largimi i fuqive të huaja dhe mercenarëve nga ky vend.
Në komunikatën përfundimtare të konferencës e dytë, pjesëmarrësit ripërsëritën dhe konfirmuan angazhimet e konferencës së parë, e cila u mbajt në 19 janar 2020.
Në komunikatën ku theksohet se Kryeministri i Libisë, Abdulhamid Dibeybe përsëriti angazhimin e tij për zhvillimin me kohë të zgjedhjeve në vend, zë vend shprehja: “Zgjedhjet Kombëtare Presidenciale dhe Parlamentare të vendosura për tu zhvilluar më 24 dhjetor 2021 duhet të zhvillohen siç është rënë dakord mbi udhërrëfyesin e vendosur nga Forumi i Dialogut Politik Libian të mbajtur në Tunizi në nëntor të vitit 2020 dhe rezultatet e zgjedhjeve duhet të pranohen nga të gjitha palët. Marrëveshjet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore duhet të zbatohen.”
Ndërkohë që në komunikatën përfundimtare të konferencës, vihet në dukje se “duhen shqyrtuar shkaqet themelore të konflikteve në Libi dhe duhet bërë më shumë për t’i zgjidhura ato”, nënvizohet edhe çështje se “pa vonesë, të gjitha forcat e huaja dhe mercenarët duhet të tërhiqen nga Libia.” artikulli ishte përfshirë gjithashtu. Ndërkohë bëhet e ditur se Turqia vendosi një shënim mbi këtë çështje. /trt
