Ballina Auto Koncepti i makinës “Coupe” të Audi-t “zbulohet aksidentalisht”

Koncepti i makinës “Coupe” të Audi-t “zbulohet aksidentalisht”

Audi ka zbuluar pa dashje konceptin e ri të një kupe sportive, pasi një foto u publikua gabimisht në faqen e saj kanadeze në Facebook.

Pamja, e kapur nga përdorues në Instagram, tregon një profil me linja që kujtojnë modele nga Audi, Bentley dhe madje Jaguar.

EXPAND

Dizajni përfshin kthesa të buta e vijëzime të mprehta, ndërsa mbulimi i dritares së pasme ka ngjallur diskutime për pamjen e pazakontë.

“Teaser-at” e fundit të kompanisë nënvizojnë trashëgiminë e modeleve legjendare si TT dhe makinat e garave Auto Union.

CEO i Audi, Gernot Döllner, e përshkroi konceptin si një “TT Moment 2.0”, që do të jetë elektrik dhe mes TT-së e R8-ës.

Debutimi pritet të ndodhë më 9 shtator në Munich Motor Show.

Exit mobile version