Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me virusin “Ethet e Nilit Perëndimor”.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj.
Ai tha se gjendja e pacientit është stabile.
“Kemi një rast të konfirmuar për virusin e ‘Ethet e Nilit Perëndimor. Gjendja e pacientit është stabile”, ka thënë shkurt Vishaj duke mos dhënë detaje shtesë.