Ballina Lajmet Konfiskohet arsenal armësh dhe mbi 25 kg cannabis sativa

Konfiskohet arsenal armësh dhe mbi 25 kg cannabis sativa

Policia e Shqipërisë ka gjetur arsenal armësh, municion luftarak dhe rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja në fshatin Ura e Shtrenjtë në Shkodër.

Në këtë rast janë arrestuar dy persona, S.M, 29 –vjeç dhe S.M, 31 –vjeç.

Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.11.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator; -25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa; -2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.

Exit mobile version