Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kongo, gjenden edhe 38 varreza masive

Kongo, gjenden edhe 38 varreza masive

Misioni i OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos ka njoftuar se jane zbuluar edhe 38 varre të reja masive në rajonin e Kasait.

Deri tani 80 varre masive janë zbuluara që nga ky vit. Ushtria pretendon se njerëzit e varrosur aty u vranë nga militantët lokalë.

Rajoni qendror Kasai është bastioni i milicisë Kamuina Nsapu. Dhuna ndërmjet milicisë dhe forcave të sigurisë u përkeqësua në gusht 2016 pasi trupat qeveritare vranë udhëheqësin e grupit.

Që nga fundi i prillit, më shumë se 400 vetë u vranë në luftën midis forcave të sigurisë kongoleze dhe militantëve, sipas OKB. /MESAZHI/

Exit mobile version