Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kongo, hapet toka pranë vullkanit, tmerrohen banorët!

Kongo, hapet toka pranë vullkanit, tmerrohen banorët!

Dy çarje të mëdha të tokës, në afërsi të vullkanit të shpërthyer këto ditë, tmerruan banorët e qytetit të Gomas në Kongo.

Të çarat e filmuara nga një reporter i AFP-së, zgjaten për qindra metra, dhe në disa vende ato mbërrijnë një gjerësi prej disa centimetrash, duke ofruar për vendasit një pamje të frikshme.

Mijëra vetë u evakuuan një ditë më parë nga shtëpitë e tyre pasi vullkani i malit Nyiragongo shpërtheu gjatë natës, duke mbjellë panik mes banorëve. Llava e tij mbuloi qindra shtëpi, por për fat nuk avancoi më tej.

31 janë deri më tani viktimat e fatkeqësisë. Qyteti gjendet gjendet 10 kilometra nga vullkani dhe ka popullsi prej pothuajse dy milionë banorësh. Për herë të fundit, ky vullkan i konsideruar një ndër më të rrezikshmit në botë, kishte shpërthyer më 2002, duke vrarë 250 persona dhe duke lënë të pastrehë 120 mijë të tjerë. /tch

Exit mobile version