Stafi do të lejohet të përdorë vetëm shërbimin me pagesë ChatGPT Plus i cili ka kontrolle të më ashpra privatësie dhe ta përdorin vetëm për hulumtim dhe vlerësim thotë Szpindor.
Kongresi Amerikan raportohet se ka vendosur të kufizojë përdorimin e ChatGPT dhe mjeteve të ngjashme të AI gjeneruese. Axios pretendon se ka një memo nga shefja e Dhomës së Përfaqësuesve Chatherine Szpindor ku kërkohet kufizimi i përdorimit të ChatGPT dhe mjeteve të ngjashme AI.
Stafi do të lejohet të përdorë vetëm shërbimin me pagesë ChatGPT Plus i cili ka kontrolle të më ashpra privatësie dhe ta përdorin vetëm për hulumtim dhe vlerësim thotë Szpindor.
Ata nuk mund ta përdorin teknologjisë si pjesë e punës së tyre të përditshme.
Zyrat e Dhomës së Përfaqësuesve mund të përdorin robotin me inteligjencë artificiale me të dhëna publike vetëm duke përdorur shërbimin Plus.
Funksionalitetet e privatësisë duhet të aktivizohen manualisht për të parandaluar ndërveprimet dhe dorëzimin e të dhënave tek modeli AI. Shërbimi pa pagesë i ChatGPT nuk lejohet e as një model tjetër gjuhësor.
Politika e Dhomës mund të mos përballet me konkurrencë. Të dy anët e Kongresit po përpiqen të rregullojnë inteligjencën artificiale.