Ballina Autorë Opinione Kongresi i Parë Mysliman dhe a kemi nevojë për një Kongres të...

Kongresi i Parë Mysliman dhe a kemi nevojë për një Kongres të Katërt Mysliman të Xhamisë Shqiptare???

Anëtarë të Kongresit të Parë Mysliman Shqiptar, të zhvilluar në Tiranë, 24 shkurt – 12 mars 1923.

Kjo foto nuk ka gjuhë, fjalë, por ajo di të flasë, prandaj ia vlen ta dëgjosh. Në të shfaqen njerëz të shquar të kulturës shqiptare islame. Secili prej tyre ka jetëshkrimin e vet, ka merita dhe përfaqëson një moment historik. Me veprën e tyre, me shembullin personal ata ende na japin mësim. Biografitë e tyre nuk mund të harrohen lehtë. Brezat ua transmetojnë brezave, motet-moteve. Veprat e tyre janë të gjalla se nuk vdesin, por ne duhet të mësohemi t’i dëgjojmë e të mësojmë prej tyre; të mësojë shoqëria shqiptare, politikanët, intelektualët, studentët, mundësisht të gjithë bashkëkombësit pa dallim. Historia e kontributit të tyre i ngjan dritës elektrike që të ndriçon edhe pse vetë energjinë nuk e shikojmë.

Në foto krahas tjerëve janë H. Vehbi Dibra (Agolli), H. Musa Basha, Shyqyri Myftiu, Salim Luniku (foto nga Arkivi i Shtetit, nr. 20777).

Nga: Roald Hysa

Exit mobile version