Ballina Lajmet Kosovë Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje

Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje.

I pyetur rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, kryekuvendari tha se deri më tani s’ka pasur ndonjë takim mes partive politike, që të diskutohet se kur do të ishte koha e duhur që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Deri tash nuk ka ndodh asnjë takim i rëndësishëm për këtë çështje që të diskutohet se kur do të ishte koha e përshtatshme që vendi të shkojë në zgjedhje. Është rast i rrallë që të gjitha partitë pajtohen që vendi të shkojë në zgjedhje edhe pse nuk po arrijnë që kjo të bëhet. Siç duket mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje, sepse s’ka arsye që qeveria të japë dorëheqje, japin dorëheqje kur diçka nuk funksionon. Në Vetëvendosje kurrë nuk është mbajtur një diskutim i fokusuar vetëm në këtë temë. Qeveria e ka vazhduar aktivitetin e vetë në mënyrë normale”, u shpreh Konjufca.

Madje, Konjufca ka thënë se i pengon fakti që Kuvendi e ka humbur fuqinë që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Shumica mund të votojë ligje, por mua më pengon që Kuvendi i Republikës së Kosovës që disa muaj e ka humbur kapacitetin e vet për të ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Konjufca më tej.

Exit mobile version