Ballina Lajmet Kosovë Kontestohet arkitektura e Xhamisë së Madhe

Kontestohet arkitektura e Xhamisë së Madhe

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë shprehur për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, por kanë shprehur dilema për projektin e përzgjedhur.

Ylli Hoxha, këshilltari komunal nga Vetëvendosje, tha se Xhamia duhet të ndërtohet, mirëpo ka nevojë që të merren të gjitha palët nëse orientimi i objektit përkon apo jo me lokacioni.

“Pikëpamjet e mia nuk mendoj se duhet ta kthejnë projektin prej fillimi. Propozoj që të sanohen problemet e vogla dhe pengesat e vogla që e pengojnë projektin”, tha Hoxha.

Dilema për projektin ka shprehur edhe këshilltari komunal nga radhët e PDK-së,

Muhamet Selmani. Tha se qëndron mbrapa qëndrimit të PDK-së, por tha se ky objekt do të duhej të ishte më i bukuri në Kosovë. Por, ai pyeti se kush ka vendos për këtë stil neoklasik osman për këtë Xhami.

“Nuk dua të prezantohem a më pëlqen a jo. Dua të pyes, Si ka ardhur deri tek ky propozim dhe cilat kanë qenë kriteret e zgjedhjes së kësaj arkitekture të kësaj xhamie?”, tha Selmani.

Ai ka parashtruar pyetje edhe sa i përket financimit të kësaj Xhamie, që kryetari Ahmeti tha se do të jetë deri në 40 milionë euro.

E Mirlinda Sopi, nga Aleanca Kosova e Re, tha se debati për Xhaminë është i vonuar, sepse tashmë vendimet për këtë Xhami janë marrë.

“Ky debat është dashtë me u bo në vitin 2012”, tha ajo.

Edhe Visar Arifaj nga partia e Fortë është bërë serioz kur ka folur për projektin e Xhamisë së Madhe.

“Po flasim për një xhami që ka me qenë më e madhja në Ballkan. Për shkak të kësaj rëndësie mendoj që nuk është e drejtë që me anashkalu mënyrën qysh është bërë përzgjedhja e këtij projekti. Ky objekt nuk është vetëm për nevojat aktuale, por edhe për gjeneratat e ardhshme ka me përjetu me dekada e shekuj”, tha Arifaj.

Ai ka thënë se me Xhaminë nuk duhet të perseritet gabimi i bërë me rastin e ndërtimit të Katedralës që ka kulmuar me një objekt, sipas tij, “të shëmtuar”.

Exit mobile version