Në Korenë e Jugut ka nisur një hetim kundër kishës “Shincheonji” të Jezu Krishtit nën dyshimin se i ka detyruar anëtarët e saj të bashkohen me Partinë e Pushtetit Popullor (PPP) në zgjedhjet e vitit 2024, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, forcat e sigurisë bastisën kishën “Shincheonji” të Jezu Krishtit, me seli në Korenë e Jugut si pjesë e një hetimi të hapur nga zyra e prokurorit.
Arsyeja e bastisjes është se udhëheqësi i kishës Lee Man-hee dhe disa anëtarë të tjerë të kishës dyshohet se i kanë udhëzuar anëtarët e tyre të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve paraprake të udhëheqjes së partisë të PPP-së në vitin 2021 dhe në përzgjedhjen e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.
Raporti thotë se Lee dhe të tjerët u ndaluan me akuzën e pengimit të aktiviteteve të biznesit dhe shkeljes së Ligjit për Partitë Politike. Sipas deklaratave të marra nga ekipi i hetimit, disa ish-zyrtarë të kishës “Shincheonji” i kanë inkurajuar ndjekësit e tyre të bashkohen me PPP-në në kuadër të një projekti të quajtur “Pilates”.
Gjithashtu thuhet se disa ish-zyrtarë kishin deklaruar se kisha po përpiqej të rriste ndikimin e saj në politikë përmes qarqeve politike.
