Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Koreja e Veriut konfirmon testimin e raketës së ‘re’ balistike ndërkontinentale

Koreja e Veriut konfirmon testimin e raketës së ‘re’ balistike ndërkontinentale

Koreja e Veriut konfirmoi të premten se kishte testuar një “tip të ri” të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) drejt Detit Lindor, njoftuan mediat shtetërore.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) raportoi se vendi ka lëshuar të enjten një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM).

Kjo raketë është lëshuar “për herë të parë” dhe testi është ndjekur personalisht nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, sipas lajmit të KCNA-së.

Koreja e Jugut kishte raportuar se raketa koreanoveriore kishte fluturuar rreth 1.080 km në një lartësi mbi 6.200 km.

Japonia konfirmoi se raketa kishte rënë brenda zonës ekonomike ekskluzive kombëtare dhe 150 km në perëndim të zonës Oshima të Hokkaida.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres kishte thënë testimi i raketave balistike ndërkontinentale është “shkelje e hapur” e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Testin e kishin dënuar edhe Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe Kryeministri i Japonisë, Kishida Fumio, në një takim dypalësh që ata zhvilluan të enjten në Bruksel në kuadër të samitit të liderëve G7-s. /trt

Exit mobile version