Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Koreja e Veriut lëshon dy raketa detare

Koreja e Veriut lëshon dy raketa detare

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa detare në det mëngjesin e së mërkurës, sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, në testin e parë të armëve të Phenianit që nga fillimi i muajit të kaluar.

“Mëngjesin e sotëm, ne kemi zbuluar dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në.

Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Koreja e Veriut ka pritur me zemërim njoftimin për këto stërvitje, pasi i konsideron si stërvitje për pushtim.

Herën e fundit që Koreja e Veriut kreu testime të armatimeve ishte më 10 korrik, kur testoi raketahedhës të shumëfishtë.

Exit mobile version