Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Koreja e Veriut lëshon raketë të dyshuar balistike të drejt Detit Lindor

Koreja e Veriut lëshon raketë të dyshuar balistike të drejt Detit Lindor

Koreja e Veriut lëshoi një raketë të dyshuar balistike të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, transmeton Anadolu.

Projektili duket se tashmë ka rënë, raportoi Kyodo News, duke cituar ministrinë.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut kanë deklaruar se kanë detektuar lëshimin e të paktën një projektili të paidentifikuar drejt Detit Lindor, por nuk dhanë detaje të tjera, tha Yonhap News Agency.

Koreja e Veriut për herë të fundit lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër drejt Detit Lindor më 27 janar.

Lëshimi i fundit vjen në një kohë kur Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po zhvillojnë stërvitjen e tyre vjetore ushtarake pranverore “Freedom Shield”.

Exit mobile version