Ballina Lajmet Shqipëri Koronavirusi/ Urdhër nga Ministria, ndalohen lëvizjet e pasagjerëve nga portet italiane në...

Koronavirusi/ Urdhër nga Ministria, ndalohen lëvizjet e pasagjerëve nga portet italiane në drejtim të Shqipërisë

Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë.

Në njoftimin e ditës së sotme bëhet me dijeni se:

🔴Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë;

🔴 Të gjitha linjat e trageteve mes Italisë dhe Shqiperisë mund të marrin pasagjerë nga Shqiperia në drejtim të Italisë, ndërsa nga Italia nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë.

🔴Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Italia me destiancion Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Italia me destinacion Portet e Hapura te RSH dhe anasjelltas.

Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për

Linjat Durrës-Bari-Durrës

Vlorë-Brindisi-Vlorë

Durrës-Ankona-Trieste-Durrës

të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet Italiane në drejtim të porteve Shqiptare.

⚠Të lajmërohen pasagjërët në sportelet e porteve për urdhërin e bllokimit të lëvizjes nga italia në drejtim të Shqipërisë./tch

Exit mobile version