Ballina Lajmet Kosovë Korriku nis me mot më të ngrohtë

Korriku nis me mot më të ngrohtë

Ditëve të para të muajit korrik ngrohtë dhe kryesisht me diell, nuk përjashtohen edhe reshjet.

Temperaturat e ajrit do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 30C.

2.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

3.07-4.07 – Të martën mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell. Të mërkurën mot kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale të shiut me bubullima.

5.07 – Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

6.07 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres në vlera normale.

Exit mobile version