Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë që është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara dhe për të shikuar të ardhmen.
Këtë e tha Kosnett me anë të një shkrimi në rrjetin social Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Në 20 vjetorin e përfundimit të luftës dhe ndërhyrjes së KFOR-it, është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara, për atë që është përpara”.
“Sfida që sot ju duhet të mendoni është se si duket një e ardhme më e ndritshme për vendin tuaj të ri”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
