Ballina Lajmet Kosovë Kosova dhe Izraeli sot nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kosova dhe Izraeli sot nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore

Kosova dhe Izraeli do të nënshkruajnë marrëveshje ndërshtetërore të martën.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, por pa specifikuar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të pres në takim Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, me të cilin do të nënshkruajë një marrëveshje ndërshtetërore”, thuhet në njoftimin e MPJD-së

Takimi ndërmjet Gërvallës dhe Arbel ku edhe do të nënshkruhet marrëveshje pritet të mbahet në ora 13:45.

Ndërsa, ambasada e Izraelit në Kosovë mbrëmë ka njoftuar se do të organizohet një pritje për të martën me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, ku edhe do të nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen e nesërme të organizuar nga Shkëlqesia e Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, me ç’rast do ta shënojmë Ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe Marrëveshjen për Heqjen e Vizave për shtetasit kosovarë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version