Ballina Lajmet Kosovë Kosova dhe Shqipëria diskutojnë mbi vazhdimin e hapjes së Konsullatave të Përbashkëta

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë mbi vazhdimin e hapjes së Konsullatave të Përbashkëta

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Fitim Sadiku, ka pritur sot në një takim pune homologun e tij nga Shqipëria, Gazmend Barbullushi.

Në kuadër të këtij takimi të nivelit të lartë nga të dyja vendet u diskutuan çështje të interesit të përbashkët, me një fokusim të veçantë në ato që prekin funksionalizimin e Konsullatave të Përbashkëta si dhe lehtësimit të Shërbimeve Konsullore për shtetasit e të dyja vendeve.

Në këtë drejtim, u shtruan ide për ofrimin e Shërbimeve Konsullore në hapësira të ndryshme gjeografike, respektivisht në shtete, ku njëri nga dy vendet nuk ka përfaqësim diplomatik.

Para pak kohësh, kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, kishte ngritur idenë e blerjes së objekteve të përbashkëta në qendra të rëndësishme politike botërore, çështje kjo që u theksua në margjina të këtij takimi edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ambasador Barbullushi dhe që u pranua me interes të veçantë edhe nga. Sadiku.

Kosova dhe Shqipëria në kuadër të bashkëpunimit në mes të dyja Ministrive respektive sot kanë disa Konsullata të Përbashkëta, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version