Ballina Sport Futboll Kosova do të luajë me fanella të zeza ndaj Izraelit

Kosova do të luajë me fanella të zeza ndaj Izraelit

Përfaqësuesja e Kosovës do të startojë kualifikimet për EURO 2024 në udhëtim te Izraeli.

Ndeshja zhvillohet nesër (e shtunë) në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, nga ora 18:00.

Izraelitët luajnë në shtëpi dhe do ta kenë përkrahjen e 30 mijë tifozëve.

Kosova këtë takim do ta luajë me fanellën e tretë, atë të zezë, pasi Izraeli do të luajë me fanellën e kaltër me të bardhë, shkruan Telegrafi.

Përzgjedhësi Alain Giresse, në konferencën për media, ka deklaruar se ekipi i tij është përgatitur në çdo aspekt dhe ka udhëtuar me synim për të realizuar fitore.

Exit mobile version