Ballina Sport Futboll Kosova e Shqipëria mësojnë rivalët nëse kualifikohen në Kupën e Botës

Kosova e Shqipëria mësojnë rivalët nëse kualifikohen në Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mësuar kundërshtarët për Botërorin 2026, që do të mbahet në vitin e ardhshëm, në SHBA, Meksikë dhe Kanadë.

Në rast se Kosova e fiton Play-Offin e kualifikimeve për Kupën e Botës, atëherë do të jetë pjesë e grupit D, së bashku me SHBA-në, Paraguajin dhe Australinë

Dardanët në shortin e hedhur në Washington u përfaqësuan nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda.

Megjithatë Kosova duhet të realizoj dy fitore për të arritur në Botëror. Më 26 mars të vitit 2026 do të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Play-Offit kundër Sllovakisë në Bratislavë, dhe në rast të fitores më 30 mars, e pret fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, për duelin final në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Të njëjtin fat e ka edhe kombëtarja shqiptare, e cila gjithashtu ka mësuar rivalët, në rast të kualifikimit. Shqipëria në Botëror do të bënte pjesë në grupin F, me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Botërori i vitit të ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanadë do të nis më 11 qershor dhe do të përfundojë me finalen në East Rutherford të New Jersey, më 19 korrik.

Exit mobile version