Ballina Sport Futboll Kosova humbet nga Spanja, por tregon shpirtë “luftarak”

Kosova humbet nga Spanja, por tregon shpirtë “luftarak”

Spanja ka arritur të arkëtojë pikë të plota ndaj Kosovës, duke fituar me rezultat 3-1.

Spanja dominoi gjithë pjesën e parë sikurse në posedimin e topit, ashtu edhe në krijimin e rasteve, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 14-të, Dani Olmo arriti që të shënojë një gol mjaftë të mirë pas asistimit të Jordi Alba.

Vetëm dy minuta më pas, sulmuesi i Manchester City, Ferran Torres dyfishoi epërsinë për kombëtaren e Spanjës.

Besar Halimi shënoi golin më të mirë në këtë ndeshje në minutën e 70-të, kur edhe Unai Simon bëri një gabim.

Gerard Moreno i dha epilogun përfundimtar ndeshjes duke shënuar gol pas një goditje nga këndi në minutën e 75-tëKjo ndeshje u zhvillua në “La Curtaja” të Sevillës, ku edhe Spanja mori tre pikë të plota.

Exit mobile version