Administrata e Këshillit takohet me Myftiun Naim ef. Tërnava.
Në vigjilje të muajit tê bekuar të ramazanit myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava priti administratat e këshillave në mbarë territorin e Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës.
Në këtë takim.Myftiu z. Tërnava foli për rolin dhe rëndësinë e institucionit të Bashkësisë Islame në shoqërinë tonë. Ai ua përkujtoi hoxhallarëve dhe nënpunësve të këshillave për emanetin që kanë mbi supet e tyre në transmetimin e fjalës së Allahut të Lartësuar dhe kontributin për ndërtimin e një jete më të mirë në komunitet.
Kryetari i Këshillit z. Nexhmedin ef. Ademi në emër të administratës së Këshillit, imamëve dhe besimtarëve të Luginës së Preshevës falënderoi Myftinë për kontributin e vazhdueshëm të BIK – ut dhe vetë Myftisë në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e jetës fetare dhe kombëtare në Luginë të Preshevës. Ai falënderoi edhe për mbështetjen financiare prej dyqindmijë eurove për blerjen dhe rregullimin e vakufit për nevojat e Bashkësisë Islame.
BIK – u do të vazhdoj ta mbështet Luginën në të gjitha aspektet e nevojshme për qytetarët dhe besimtarët që jetojnë në trojet e tyre autoktone.
Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë
