Ballina Lajmet Kosovë Kosova me fusnotë në Deklaratën për të Ardhmen Evropiane

Kosova me fusnotë në Deklaratën për të Ardhmen Evropiane

Kosova është paraqitur me fusnotë në Deklaratën për të Ardhmen Evropiane, të nënshkruar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, nga liderët e shteteve anëtare të BE-së, si dhe nga liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Bashkimi Evropian (BE), shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet e Ballkanit Perëndimorpërmes një deklarate të përbashkët kanë konfirmuar në Samitin e Sofjes përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen evropiane të rajonit.

Deklarata shtatëmbëdhjetëpikëshe e Sofjes ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e stabilitetit në rajon si parakusht për integrimin e kësaj pjese në Bashkimin Evropian.

“Konfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për vlerat, për parimet evropiane dhe vizionin për një Evropë të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar, duke u bazuar në lidhjet tona historike, kulturore, gjeografike dhe nga interesat tona të përbashkëta politike, të sigurisë dhe të ekonomisë”, thuhet në pikën e parë të Deklaratës së Përbashkët.

Në këtë deklaratë veç tjerash thuhet se BE-ja mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Exit mobile version