Ballina Sport Futboll Kosova me shumë ndryshime luan sonte një tjetër miqësore

Kosova me shumë ndryshime luan sonte një tjetër miqësore

Kosova do të zbresë sonte në fushë kundër Maltës për të zhvilluar miqësoren e dytë për muajin qershor.

‘Dardanët’ luajnë këtë miqësore pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”.

Për sfidën që Kosova do ta zhvillojë nga ora 18:00, Bernard Challandes ka deklaruar se do t’i testojë futbollistët e rinj, mund të ketë edhe nga ata që debutojnë për ‘Dardanët’.

Kosova është përballur në të kaluarën me këtë skuadër, dy herë në Ligën e Kombeve, ku në sfidën e fundit në udhëtim triumfoi 5-0.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet në ‘Worthersee Stadion’ të Klagenfurt në Austri.

Exit mobile version