Ballina Sport Futboll Kosova ndan pikët me Turqinë

Kosova ndan pikët me Turqinë

Kosova dhe Turqia kanë ndarë pikët.

Në kuadër të kualifikueseve të vashave për Kampionatin Evropian, Kosova ka luajtur baras në udhëtim me Turqinë, shkruan lajmi.net

Ishte rezultati 0:0 që mbeti i pandryshuar për 90 minuta, përkundër insistimit nga të dyja palet.

Kosova u penalizua shumë nga ndërhyrja jo mirë e menduar e Sylës, e cila u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35’.

Përkundër se ishin me një lojtare më pak, vashat tona arritën të mbajnë portën e paprekur, madje rrezikuan kundërshtaret në disa raste.

Me këtë barazim Kosova shkon në 10 pikë për pozitën e katërt, kurse Turqia merr pozitën e pestë me dy pikë të grumbulluara.

Exit mobile version