Ballina Sport Futboll Kosova në avantazh të dyfishtë ndaj Irlandës së Veriut

Kosova në avantazh të dyfishtë ndaj Irlandës së Veriut

Kosova ka kaluar në epërsi përballë Irlandës së Veriut në ndeshjen e Ligës së Kombeve që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët e humbën sfidën e fundit (nga Greqia) në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, prandaj synimi në këtë takim është fitorja.

Një ndërhyrje në Milot Rashicën brenda zonës, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me penallti. Përgjegjësinë e mori Vedat Muriqi dhe sulmuesi ishte i saktë me goditjen e tij nga pika e bardhë (9’).

Për koincidencë, ky gol u shënua më 9 qershor (në katërvjetorin e vdekjes) në minutën e nëntë (numrin legjendar) të ikonës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Milot Rashica ishte sërish i përfshirë. Ai dhuroi një asistim i mrekullueshëm drejt Zymer Bytyqit, i cili u tregua fantastik për ta shënuar golin e dytë (19′).

Exit mobile version