Ballina Sport Futboll Kosova sonte nis rrugëtimin për Kampionatin Botëror kundër Zvicrës

Kosova sonte nis rrugëtimin për Kampionatin Botëror kundër Zvicrës

Kosova do të nis sonte rrugëtimin për kualifikimet e botorit për vitin 2026.

Ndeshja e parë do të jetë ajo kundër Zvicrës.

Ndeshja Zvicër – Kosovës do të luhet nga ora 20:45.

Para ndeshjes, selektori i Kosovës Franco Foda, ka premtuar lojë të hapur në ndeshjen ndaj Zvicrës në Basel.

Ai uron që lojtarët e Kosovës të kenë përkrahje masive nga tribunat.

Ndërsa, sulmuesi Vedat Muriqi shprehu besimin se Kosova do të dalë fituese kundër Zvicrës së udhëhequr nga Granit Xhaka.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën të premten ka folur për rivalitetin që sjell kjo ndeshje dhe mundësinë e një ndeshjeje vëllazërore.

“Në miqësore kishte zëra për ndeshje vëllazërore. Kjo nuk është çështje më,”, ka thënë Yakin.

Exit mobile version