Ballina Sport Futboll Kosova U17 mposht Moldavinë

Kosova U17 mposht Moldavinë

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës U17, kanë shënuar fitoren e parë në raundin e dytë të Ligës B të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2025 që mbahet në Shqipëri.

“Dardanët” e rinj, pas barazimit pa gola me Andorrën, të hënën kanë mposhtur Moldavinë me rezultatin 1:0. Ndeshja u zhvillua në Qipro, ku po zhvillohet turneu i Grupit 4B.

Golin e fitores për Kosovën e shënoi sulmuesi i Prishtinës, Rin Ahmeti, në minutën e 41-të.

Pas tri ditësh, Kosova luan me Qipron. Te Kosova synojnë kalimin në Ligën A në kualifikimet e ardhshme të grupmoshës U19.

Nga Liga B kualifikimi në Kampoionatin Evropian nuk është i mundur.

Exit mobile version