Ballina Sport Futboll Kosovë – Ishujt Faroe, UEFA cakton gjyqtarin kryesor të takimit

Kosovë – Ishujt Faroe, UEFA cakton gjyqtarin kryesor të takimit

UEFA tashmë ka vendosur se kush do ta drejtojë sfidën e radhës së Kosovës në Ligën e Kombeve.

Të hënën, në ”Fadil Vokrri”, Kombëtarja kosovare do të përballet me Ishujt Faroe në kuadër të ndeshjes së dytë.

Dje, Kosova e zhvilloi sfidën e parë në këtë kompeticion, ku barazoi pa gola me Azerbajxhanin në Baku.

Dhe sfidën e së hënës do ta drejtojë gjyqtari belg, Bart Vertenten, transmeton IndeksOnline.

Image result for Bart Vertenten

30-vjeçari deri më tani në karrierën e tij ka drejtuar 10 ndeshje të nivelit internacional, veqanarisht në ndeshjet e grupmoshave të reja.

Gjithashtu, ai është i përfshirë edhe në ndeshjet eliminatore të fundit në Champions League, Europa League si dhe Youth League.

Mesatarisht, Vertenten akordon 0.56 penallti, 0.19 karton të kuq dhe 3.50 karton të verdhë për ndeshje.

Exit mobile version