Nahid al-Masri, 53-vjeç, një kovaç që jeton në kampin Nuseirat të Gazës, lufton për mbijetesë në kushte të vështira me një këmbë të humbur nga sulmit izraelit në një shkollë që strehonte civilë të zhvendosur, raporton Anadolu.
Pas përfundimit të trajtimit, Al-Masri u kthye në profesionin e tij dhe rifilloi punën në punishten e tij të metaleve.
Pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballet, ai vazhdon të luftojë për mbijetesë, duke u shërbyer klientëve dhe duke u përpjekur të sigurojë jetesën për familjen e tij.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se Izraeli ka shënjestruar tenda ku strehoheshin persona të zhvendosur, shtëpi dhe një shkollë në pjesë të ndryshme të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, shkeljet izraelite kanë vazhduar, me 425 palestinezë të vrarë dhe 1.206 të plagosur gjatë këtyre shkeljeve.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal tha se shënjestrimi i civilëve dhe strehimoreve është shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ofrojë mbrojtje urgjente për civilët.
