Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të raportojnë çdo parregullsi që vërejnë në vendvotime.
“Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullësi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë filluar sot. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
