Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar 23 Vendvotime me kërkesë të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“PZAP, në vendimin të cilin ia ka dërguar KQZ-së ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të subjekteve politike KosovakiNevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK), thuhet në njoftimin e KQZ-së, shkruan Indeksonline.
Në këtë mbledhje, KQZ urdhërojë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të filluar sot me rinumërimin e Vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it.
Sipas vendimit të PZAP-it, 12 Vendvotime janë nga Komuna e Fushë Kosovës dhe 11 tjera nga Komuna e Suharekës.
Rinumërimi pritet të përmbyllet sot meqenëse bëhet fjalë vetëm për rinumërimin e fletëvotimeve të vetëm dy subjekteve politike.
