Ballina Lajmet Kosovë KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të 17 tetorit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të 17 tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor pritet që nesër të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, të enjten në ora 10:00.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave do të shpallen të enjten, në ora 10:00”, shkroi ai.

Ndryshe Zgjedhjet Lokale u zhvilluan më 17 tetor, ku në KQZ ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetarë dhe 23 kandidatë të pavarur.

Nga këto zgjedhje shumë prej kandidatëve nuk arritën të marrin përqindjen e nevojshme për të fituar, kësisoj të njëjtit do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve në një raund të dytë, atë të balotazhit më 14 nëntor./

Exit mobile version