Ballina Lajmet Kosovë KQZ shtynë për disa orë afatin për aplikim të partive dhe dorëzim...

KQZ shtynë për disa orë afatin për aplikim të partive dhe dorëzim të listave për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, deri në orën 23:59 të ditës së sotme, e mërkurë, 11 dhjetor 2024.

Afati i parë ka qenë deri në orën 16:00, por KQZ në mbledhje ka vendosur për shtyrje të afatit.

“Këtë vendim, KQZ e mori gjatë mbledhjes së sotme duke pasur në konsideratë se për herë të parë ky proces realizohet përmes platformës online http://certifikimi.kqz-ks.org dhe disa nga subjektet politike kanë pasur vështiësi në përdorimin e platforms”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Exit mobile version