Boksieri Robin Krasniqi, ka konfirmuar rikthimin në ring pas një pauze 15-mujore.
Krasniqi do përballet me 31-vjeçarin nga Çekia, Stanislav Eschner.
Dueli do zhvillohet në ambientë të hapur, kurse këtë e ka konfirmuar vet boksieri përmes një postimi në Facebook:
Njoftimi i plotë:
Duel zhvillimprurës këtë të Shtunë në Gjermani!
Robin Krasniqi do të rikthehet këtë të Shtunë në Ring, pas një pauze 15-mujore. Ky është edhe rikthimi në kategorinë e mëparshme, në gjysmë të rëndën.