Kremlini tha se Hungaria ka “bërë zgjedhjen e saj” dhe se Moska respekton rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vendit, në të cilat udhëheqësi i opozitës, Peter Magyar, mundi kryeministrin në detyrë, Viktor Orban, transmeton Anadolu.
“Hungaria ka bërë zgjedhjen e saj. Ne e respektojmë atë zgjedhje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu referuar votimit të së dielës.
Peskov tha se Rusia mbetet e interesuar të ruajë marrëdhënie të mira me Hungarinë, si dhe me vendet e tjera evropiane.
“Ne mezi presim të vazhdojmë kontaktet tona shumë pragmatike me udhëheqjen e re hungareze”, tha Peskov.
