Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kreu i OBSH-së bën thirrje për investime urgjente në sistemet shëndetësore rezistente...

Kreu i OBSH-së bën thirrje për investime urgjente në sistemet shëndetësore rezistente ndaj klimës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, u kërkoi të mërkurën liderëve që të investojnë pa vonesë në sistemet shëndetësore rezistente ndaj klimës, ndërsa Evropa po përballet me një valë të të nxehtit në rritje, transmeton Anadolu.

“Ne nuk mund të përballojmë vonesa të mëtejshme. Liderët duhet t’i japin përparësi investimeve në sistemet shëndetësore rezistente ndaj klimës, duke përshpejtuar gjithashtu ClimateAction dhe duke zbutur nxitësit e krizës klimatike,” shkroi Ghebreyesus në platformën amerikane të mediave sociale X.

Ai tha se temperaturat e larta në të gjithë rajonin po detyrojnë mbylljen e shkollave dhe po paraqesin rreziqe për shëndetin publik.

“Të dhënat janë të qarta: temperaturat në të gjithë Evropën po rriten me afërsisht dyfishin e normës mesatare globale, duke rritur gjasat dhe ashpërsinë e nxehtësisë ekstreme në të ardhmen”, shtoi ai.

Disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Spanjën, Italinë dhe Britaninë, kanë përjetuar një valë të nxehti këtë javë, me temperatura në disa zona që arrijnë 40 gradë Celsius dhe duke shkaktuar ndërprerje në jetën e përditshme, duke përfshirë mbylljen e shkollave dhe vonesat e transportit, veçanërisht në rrjetet hekurudhore.

Temperaturat e larta kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë në disa zona, veçanërisht në Francën perëndimore, ku 68.000 familje mbetën pa energji elektrike mbrëmjen e së martës.

Exit mobile version