Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, vizitoi të mërkurën zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë që u shkatërruan nga tërmeti, sipas një korrespondenti të Agence France-Presse.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të OKB-së në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët. Zona pranë kufirit me Turqinë u godit nga tërmeti në 6 shkurt, ku humbën jetën rreth 6,000 njerëz.
Ghebreyesus kaloi përmes pikës kufitare Bab al-Hawa me Turqinë, ku ishte epiqendra e tërmetit.
Sipas korrespondentit të AFP, Ghebreyesus shkoi në tre spitale dhe një qendër strehuese për ata që i mbijetuan tragjedisë.
Pas tërmetit, shefi i OBSH-së udhëtoi në Aleppo (në veri) të kontrolluar nga qeveria siriane më 11 shkurt, vizita e parë e një zyrtari të lartë të OKB-së në Siri që nga tragjedia. Të nesërmen ai u takua me presidentin sirian Bashar al-Assad në Damask.
Më shumë se 50,000 njerëz u vranë nga tërmeti në Turqi dhe Siri. /abcnews
People in north-west #Syria have had to endure a dozen years of conflict and now the earthquake. The international community must bring health and peace. pic.twitter.com/RrDEA9ZYAK
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) March 1, 2023
