Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Krimet në Siri, OKB mbetet pa fjalë, publikon deklaratë bosh

Krimet në Siri, OKB mbetet pa fjalë, publikon deklaratë bosh

Që prej nisjes së konfliktit në Siri, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe agjencia e saj UNICEF kanë ngritur zërin vazhdimisht për mizoritë që po ndodhin atje dhe shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut.

Por, megjithë deklaratat dhe denoncimet e publikuara përgjatë këtyre viteve, pak ose aspak nuk është bërë për të mbrojtur fëmijët nga barbaritë e luftës në këtë vend.

E në dijeni të kësaj, UNICEF duket se ka mbetur pa fjalë dhe të martën publikoi një deklaratë bosh, pa asnjë shënim mbi të. Gjithsesi, mesazhi u mor.

“Nuk gjejmë dot më fjalë për përshkruar vuajtjen e fëmijëve në Siri”, thuhet në deklaratën e drejtorit rajonal të UNICEF, Geert Cappalaere.

Exit mobile version