Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomatët e Egjiptit dhe SHBA-së theksojnë “nevojën për sigurimin e armëpushimit në...

Kryediplomatët e Egjiptit dhe SHBA-së theksojnë “nevojën për sigurimin e armëpushimit në Gaza sa më parë”

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry, diskutoi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, çështjen për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Egjiptit, Shoukry zhvilloi një bisedë telefonike me Blinken disa orë pas largimit nga Kajro të delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit të cilët biseduan për rezultatet e negociatave për armëpushim.

Në bisedë ministrat u fokusuan mbi zhvillimet për sigurinë dhe situatën humanitare në qytetin Rafah në jug të Gazës, si dhe për atmosferën e ndjeshme të negociatave të vazhdueshme në Kajro të cilat u zhvillohen për të arritur armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve.

Ndërkohë, ministrat ranë dakord që palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe përpjekjen e nevojshëm për të arritur armëpushim.

Gjithashtu u diskutuan edhe pasojat e marrjes nën kontroll të pikës kufitare Rafah në anën palestineze nga Izraeli dhe rreziqet që mbart vazhdimi i kësaj situate.

Shoukry dhe Blinken kanë bërë të ditur se zhvendosja me detyrim e palestinezëve është kategorikisht e papranueshme, ndërsa Shoukry ka vënë theksin mbi “nevojën për arritjen e armëpushimit sa më shpejt të jetë e mundur”.

Shoukry ka tërhequr vëmendjen për rreziqet e sulmeve të Izraelit në rajonin Rafah të Palestinës, katastrofën humanitare që ato do të shkaktojnë, si dhe për përmasat e pasojave që do të ndikojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Në deklaratën e ministrisë theksohet se edhe Blinken ka të njëjtin mendim me homologun e tij egjiptian për këtë çështje.

Exit mobile version