Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati Gerapetritis: Greqia nuk ka ndërmend të përfshihet në luftën në Gjirin...

Kryediplomati Gerapetritis: Greqia nuk ka ndërmend të përfshihet në luftën në Gjirin Persik

George Gerapetritis

Greqia nuk ka ndërmend të përfshihet në luftën në vazhdim në Gjirin Persik, tha ministri i Jashtëm George Gerapetritis, transmeton Anadolu.

Duke folur para takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, Gerapetritis tha: “Greqia në parim ka qenë në favor të zbatimit universal të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të të drejtave të civilëve dhe sigurisht kthimit te diplomacia në vend të luftës”.

“Është e vetëkuptueshme që në këto momente, të cilat janë jashtëzakonisht kritike dhe pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme, jo vetëm gjeopolitikisht, por edhe ekonomikisht dhe në fushën e mjedisit për Mesdheun, Evropa duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë një rol udhëheqës”, theksoi ai.

Gerapetritis gjithashtu theksoi respektimin e së drejtës ndërkombëtare të detit, duke siguruar lëvizjen e lirë të të gjitha anijeve.

Exit mobile version