Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomati turk merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Gazën...

Kryediplomati turk merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Gazën kryeqytetin saudit

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka qëndruar në një vizitë në kryeqytetin saudit Riad, ku mori pjesë në një takim të organizuar nga Grupi i Kontaktit për Gazën, i formuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) dhe Liga Arabe, transmeton Anadolu.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, në Riad mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Gazën, të mandatuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Liga Arabe”, njoftoi ministria turke në platformën sociale X.

Grupi i Kontaktit për Gazën, i formuar nga anëtarët e OIC-it dhe Ligës Arabe, u mblodh dje për të diskutuar hapat për të nxitur njohjen e një shteti të Palestinës, si dhe për të rritur presionin ndaj Izraelit dhe mbështetësve të tij.

Burime diplomatike thanë se takimi i mbajtur në kryeqytetin saudit ka përfunduar, me përfaqësuesit që diskutuan gjithashtu vendimet që do të merren në samitin e ardhshëm të OIC-it në Banjul të Gambisë më 4 maj.

Fidan, një anëtar i grupit i krijuar për të nxitur një armëpushim në Rripin e Gazës, gjithashtu mori pjesë në takim.

Grupi i kontaktit u krijua në një samit të përbashkët të OIC-it dhe Ligës Arabe në Arabinë Saudite në nëntor, me qëllim për të ndaluar konfliktin në Gaza dhe për të ndihmuar në arritjen e paqes së qëndrueshme.

Exit mobile version