Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Andrii Sybiha ka deklaruar se bisedimet e mundshme mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus, Vladimir Putin, mund të zhvillohen në Turqi, raporton Anadolu.
“Ne deklarojmë se negociatat, veçanërisht një takim i mundshëm mes presidentit Zelenskyy dhe Putinit, mund të zhvillohen në Turqi”, tha Sybiha gjatë një konference të përbashkët për media në Kiev me homologun e tij turk, Hakan Fidan.
Sybiha tha se bisedimet e drejtpërdrejta në nivelin më të lartë mund të ndihmojnë në avancimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.
“Besoj se vetëm një samit i liderëve mund t’i japë një shtysë të re procesit të paqes”, tha ai.
“Si Ukrainë, ne jemi të gatshëm për një armëpushim”, theksoi kryediplomati ukrainas.
