Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryediplomatja e Grenlandës pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Ditët e fundit...

Kryediplomatja e Grenlandës pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Ditët e fundit kanë qenë të vështira

Danish Foreign Minister Lars Lokke Rasmussen and his Greenlandic counterpart Vivian Motzfeldt was in in Washington DC for talks trying to ease tensions over the Arctic island

Ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt ka thënë se ditët e fundit kanë qenë “të vështira” për Grenlandën, pasi ata përgatiteshin “për gjithçka” për takimin në Shtëpinë e Bardhë të mbajtur të mërkurën me zyrtarët amerikanë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për transmetuesin publik KNR, Motzfeldt tha se ata kanë koordinuar përgatitjet me Danimarkën përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë. “Ditët e fundit kanë qenë të vështira. Ne jemi përgatitur dhe presioni është rritur vazhdimisht”, tha ajo.

Komentet e saj erdhën pas takimit me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio, së bashku me ministrin e Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, mes interesit të Trumpit për të përvetësuar territorin autonom danez.

Ajo theksoi se ata ishin të përgatitur “për gjithçka” për takimin, duke vënë në dukje se ata kanë “deklaruar qartë” qëndrimin e Grenlandës dhe gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar.

“Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje që të gjithë të mund të jetojmë së bashku”, tha Motzfeldt.

Gjatë një konference për mediat pas bisedës në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Rasmussen tha se idetë që nuk do të respektonin integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës dhe të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Grenlandës janë, “natyrisht, krejtësisht të papranueshme”.

Ministri i jashtëm danez tha se një “mosmarrëveshje themelore” mbetet pas bisedimeve “të sinqerta” me zyrtarët amerikanë në lidhje me Grenlandën.

“Ne nuk arritëm të ndryshonim qëndrimin amerikan. Është e qartë se presidenti (i SHBA-së) (Donald Trump) ka këtë dëshirë për të marrë nën kontroll Grenlandën”.

Duke folur pas takimit, Trumpi përsëriti se SHBA-ja ka nevojë për Grenlandën “për sigurinë kombëtare” dhe shtoi se Danimarka “nuk ka asgjë” që mund të bëjë për të ndaluar Kinën ose Rusinë nëse ata pushtojnë ishullin.

Grenlanda, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale si dhe shqetësimeve të supozuara në lidhje me rritjen e aktivitetit rus dhe kinez.

Danimarka dhe Grenlanda kanë hedhur poshtë propozimet për të shitur territorin, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

Exit mobile version