Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka humbur shumicën në parlament, pasi një tjetër deputet u detyrua të dorëhiqej.
Dorëheqja erdhi pas krizës politike lidhur me nënshtetësi të dyfishtë.
Kushtetuta e Australisë kërkon që politikanët të mos kenë dy nënshtetësi.
Ndërkaq, Turnbull ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të përgjithshme, duke insistuar se ka përkrahjen e dy deputetëve të pavarur.
