Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri i Australisë i shpëton mocionit por braktiset nga Ministrat

Kryeministri i Australisë i shpëton mocionit por braktiset nga Ministrat

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament.

Nisma e liderit të partisë opozitare, Partisë Laburiste, Bill Shorten, dështoi në Parlament, pasi 76 ligjvënës mbështetën kryeministrin Turnbull, ndërsa 67 të tjerë votuan kundër tij.

Nëse do të kalonte mocioni, Turbull do të detyrohej të jepte dorëheqje ose të shpallte zgjedhje të parakohshme.

Por telashet nuk kanë mbaruar per Turnbull, pasi pak orë pas mbajtjes së mocionit të mosbesimit, 10 nga Ministrat e qeverise i kanë paraqitur doreheqjen Kryeministrit.

Kryeministri ka pranuar dy prej tyre, ku një ishte e Ministrit te Brendshëm, Pettër Dutton, të cilin se fundmi e kishte mposhtur në zgjedhjet e brendshme të partisë liberale.

Kryeministri australian gjendet nën presion për shkak të rankimeve të ulëta të sondazheve dhe problemeve lidhur me ligjin për energjinë./Ora News.

Exit mobile version