Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri i Katarit paralajmëron rrezik rajonal pas sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit paralajmëron rrezik rajonal pas sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed, në konferencën e tij të parë për shtyp mbi ngjarjet e fundit, e cilësoi sulmin e Izraelit si “terrorizëm shtetëror”. Ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është një “aktor i pakontrolluar” që po e çon rajonin drejt kaosit të pakthyeshëm.

Sheikh Mohammed theksoi se sulmi ndodhi në të njëjtën kohë kur ekipi negociator i Hamasit po diskutonte një propozim amerikan për armëpushim, duke akuzuar Izraelin se e ka sabotuar këtë proces.

I pyetur për mundësitë e diplomacisë pas sulmit, ai u shpreh se hapësira për marrëveshje është shumë e kufizuar. Për rolin e SHBA-ve, ai tha se zyrtarët amerikanë kontaktuan Katarin vetëm 10 minuta pas sulmit, ndërsa shtoi se dronët e përdorur ishin të padukshëm për radarët. /mesazhi

Exit mobile version