Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri izraelit dhe presidenti rus diskutojnë rreth Iranit

Kryeministri izraelit dhe presidenti rus diskutojnë rreth Iranit

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë vlerësuar programin bërthamor të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit izraelit, Bennet dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Në bisedën ku të dy liderët kanë trajtuar një sërë çështjesh, përfshirë sigurinë rajonale, është theksuar se Bennett dhe Putin janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të afërm që vazhdon mes dy vendeve.

Bennet, duke vënë në dukje negociatat e programit bërthamor të Iranit që vazhdojnë në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, ka theksuar “rëndësinë e një qëndrimi të fortë dhe të vendosur kundër përparimit të projektit bërthamor të Teheranit.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se në bisedë janë trajtuar problemet e sigurisë në arenën globale dhe se Putin ka ftuar Bennet-in dhe bashkëshorten e tij në St. Petersburg. /aa

Exit mobile version