Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kryeministri jordanez: Asnjë zhvendosje të palestinezëve në “kurriz të Jordanisë”

Kryeministri jordanez: Asnjë zhvendosje të palestinezëve në “kurriz të Jordanisë”

Kryeministri jordanez, Jafar Hassan ka përsëritur refuzimin e vendit të tij për çfarëdo plani për zhvendosje ose rivendosje të palestinezëve nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.

“Asnjë rivendosje, zhvendosje dhe zgjidhje në kurriz të Jordanisë”, tha kryeministri jordanez, Hassan në adresimin e tij në parlamentin e vendit.

Ai theksoi se zgjidhja për çështjen palestineze i takon Palestinës, e cila “do të mbetet pavarësisht pushtimit dhe shtypjes”.

Dje, në pritjen në Shtëpinë e Bardhë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II, presidenti amerikan Donald Trump tha se “do të marrë” Rripin e Gazës nën autoritetin e SHBA-së dhe do ta rizhvillojë atë me hotele, ndërtesa me zyra dhe infrastrukturë tjetër.

“Mbreti Abdullah theksoi qartë se interesi i Jordanisë, stabiliteti dhe mbrojtja e Jordanisë dhe jordanezëve janë mbi të gjitha konsideratat”, theksoi Hassan.

Exit mobile version